Signing Cooperation Agreement with Vushtrri Municipality

Nënshkrimi i Marrëveshjes se Bashkëpunimit me Komunën e Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë dhe organizata Help-Hilfe zur Selbsthilfe e.V., kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “Përkrahje për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”. Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe Koordinatorja e Programit pranë organizatës ” Help-Hilfe zur Selbsthilfe e.V, Shqipe Breznica kanë nënshkruar këtë marrëveshje bashkëpunimi,të cilin e kanë vlerësuar shumë të rëndësishëm, sepse aktivitetet kryesore të projektit, janë të përqendruara në krijimin e vendeve të punës përmes mbështetjes direkte për bizneset e vogla, në formën e grandeve në pajisje, si dhe organizimin e trajnimeve profesionale dhe biznesore.Breznica me këtë rast u shpreh se Help do të mbështesë zbatimin e strategjive ekzistuese të zhvillimit lokal dhe do të përkrahë procesin e zhvillimit të qëndrueshëm si të tërë,kurse Mulaku tha se sot po e zyrtarizojmë marrëveshjen me organizatën “Help”e cila ka bërë marrëveshje me disa komuna tjera dhe ne kemi kënaqësinë që jemi një nga këto komuna në përkrahjen e bizneseve të vogla me grante.

Në kuadër të këtij projekti, të cilin organizata Help do ta realizoj në Komunën eVushtrrisë, do të përkrahen së paku 40 përfitues në qëllimet e tyre për fillimin apo zhvillimin e aktivitetit biznesor, duke dhuruar pajisje me vlerë mesatare prej 2.000 euro, së bashku me trajnime biznesore dhe profesionale, si dhe monitorim dhe mbikëqyrje, me qëllim të zhvillimit të tyre të qëndrueshëm.
Vlera e përgjithshme e projektit në Komunën e Vushtrrisë, i cili pritet të fillojë së realizuari nga janari i vitit të ardhshëm, është 121.055.00 euro, kurse Komuna e Vushtrrisë do të kontribuojë me 16.000 Euro. Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe Dibran Përcuku,nënkryetar i Komunës dhe Drejtoresha për EBPZHR Arta Haxhaj.