PRESS RELEASE 2020

Organizata Help-Hilfe zur Selbsthilfe njofton publikun e gjerë rreth projekteve të vitit 2020:
1. “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Përendimor” përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë Gjermane, dhe bashke-financohet nga komunat partnere të Republikës së Kosovës (Prishtina, Gjakova dhe Skënderaj) ndërsa implementohet nga Help-Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë.
2. “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Kosovë” përkrahet financiarisht nga Medicor Foundation, dhe bashke-financohet nga komunat partnere të Republikës së Kosovës (Drenas dhe Podujevë) ndërsa implementohet nga Help-Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë.
Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme ne sferën ekonomike dhe shoqërore, ne mënyrë që te ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri.
Objektiv specifik është: zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme.
Komponentët e projektit janë grantet për mikro bizneset; Trajnime për biznes dhe trajnime profesionale dhe mbështetje Qendrave korrektuese/burgjeve në Kosovë që synon të ndikojë në rehabilitimin/risocializimin e tyre dhe do të kontribuojë në stabilitetin socio-ekonomik.
SEANCAT INFORMUESE:
Skenderaj: 11.02.2020 (ora 11:00) & 18.02.2020 (ora 11:00) Salla e Kuvendit Komunal
Gjakova: 13.02.2020 (ora 11:00) & 20.02.2020 (ora 11:00) Salla e Kuvendit Komunal
Prishtina: 12.02.2020 (ora 10:00) Salla e Kuvendit Komunal
Drenas: 14.02.2020 (ora 13:00) & 21.02.2020 (ora 10:00) Salla e Kuvendit Komunal
Podujeva: 19.02.2020 (ora 11:00) & 25.02.2020 (ora 11:00) Salla e Kuvendit Komunal
Aplikacionin e kompletuar e fusni në zarf të mbyllur dhe e dërgoni me anë të postës jo më vonë se data 20.03.2020 ora 16:00.
Aplikacionet mund të merren fizikisht në seanca informuese ose të shkarkohen në www.help-kosovo.org.
Aplikimi fillon zyrtarisht pas seancave informuese në secilën komunë.

Related Posts

Leave A Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.