Kanë përfunduar me sukses trajnimet për “Administrim Biznesi në Kosovë” për klientët e përzgjedhur për skemën e granteve në kuadër të projektit “Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor 2019-2020”.

Trajnimet janë mbajtur për klientët e komunave me të cilat Help ka marrëveshje bashkëpunimi gjatë vitit 2019.

Në Obiliq janë trajnuar dhe certifikuar 30 persona, në Fushë-Kosovë 35, në Prizren 42 e në Graçanicë 18 përfitues të cilët përveç trajnimit në biznes kanë perfituar edhe grant në formë të pajisjeve.

Ky trajnim është zbatuar nga A & A Consulting Center.