Marrëveshje bashkëpunimi mes Help Kosovo dhe Komunës Hani i Elezit

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për realizimin e programit të USAID që synon të mbështesë punësimin e të rinjëve të Komunës Hani i Elezit

Nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mazllum Qajani dhe Shqipe Breznica, Koordinatore e Projektit nga organizata Help, kanë nënshkruar më 28 gusht marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të programit trajnues “Programi i Trajnimit për Vetëpunësim”. Ky program është i financuar nga projekti i USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

Në bazë të marrëveshjes së arritur, Komuna Hani i Elezit dhe organizata Help do të bashkëpunojnë me qëllim të nxitjes së punësimit dhe ndërmarrësisë tek të rinjtë e cënueshëm dhe me mundësi të kufizuara ekonomike të kësaj komune. Gjithashtu, komuna Hani i Elezit do të bashkëfinancojë këtë program lidhur me aktivitetet që do që do të zhvillohen në këtë komunë.

“Programi i Trajnimit për Vetëpunësim” mbështetet në idenë se përkrahja e të rinjëve të Kosovës në ndërmarrësi i mundëson ata t’i zhvillojnë shkathtësitë që do të rrisin mundësitë e tyre për punësim dhe jetesë të qëndrueshme.

Përveç komunës Hani i Elezit, ky program do të zbatohet edhe në Gjilan, Viti, dhe Kaçanik. “Programi i Trajnimit për Vetëpunësim” do të implementohet nga Help gjatë 15 muajve të ardhshëm.

Related Posts

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.