Marrëveshje bashkëpunimi mes Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Help

Me datën 05 Shkurt 2019 u arrit marrëveshje bashkëpunimi mes Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Help – Hilfe zur Selbsthilfe në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”. Qëllimi i projektit është fuqizimi i grupeve të rrezikuara ne sferën ekonomike dhe atë sociale dhe ofrimi i mundësive për përfshirje ne jetën shoqërore. Help dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës do të bashkëpunojnë ne mbështetje për qendrat korrektuese në rehabilitimin dhe risocializimin e të dënuarve dhe ofrimet e trajnimeve për personelin dhe te dënuarit.

Palët u përfaqësuan nga Drejtori Gjeneral i Institucionit të Shërbimit Korrektues të Kosovës ztr. Nehat Thaqi dhe Drejtoresha e Organizatës Help Misioni në Kosovë të cilë u shprehën të kënaqur me arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe shprehën gatishmëri në implementimin e mirëfilltë të projektit dhe monitorimin e tij.