Marrëveshje Bashkëpunimi mes Help dhe MPMS

Më 8 Qershor 2017, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ne mes te Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale, respektivisht ministrit Arban Abrashi dhe Shqipe Breznices, Koordinatore e Programit nga organizata gjermane Help ne kuadër te projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”. Ky është vazhdim i bashkëpunimit qe ka filluar ne vitin 2015 me fokus fuqizimin e sektorit te mikro bizneseve ne Kosove përmes skemës se granteve dhe ofrimit te trajnimeve. Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme ne sferën ekonomike dhe shoqërore, ne mënyrë që te ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri. Për derisa objektiva është zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme Komponentët e projektit janë 240 grantet për mikro bizneset; Trajnime për biznes dhe trajnime profesionale dhe mbështetje iniciativave sipërmarrëse te komunitetit ne te gjithë vendin që do ndikojnë ne krijimin e vendeve të reja te punës dhe do të kontribuojnë në stabilitetin socio-ekonomik. Komunat partnere përgjatë zbatimit te projektit ne vitin 2017 dhe ne 2018 janë: Suhareka, Lipjani, Deçani, Shtërpcë, Istog, Gjakova, Graçanica, Mitrovica dhe Mitrovica Veriore.

Related Posts

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.