Marrëveshja e Bashkëpunimit me Komunen e Mitrovices

Të Premtën, me datë 12 Qershor 2015, në ora 09:30, Kryetari i Komunës së Mitrovicës Z. Agim Bahtiri dhe dhe Znj. Shqipe Breznica, Koordinatore e Programit, pranë organizatës Help-Hilfe zur Selbsthilfe e.V. ne Kosovë, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për zbatimin e projektit të “Përkrahje për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”.

Në kuadër të projektiti të cilin do t’a realizoj organizata Help në Komunën e Mitrovicës, do të përkrahen së paku 40 përfitues në qëllimet e tyre për fillimin apo zhvillimin e aktivitetit biznesor, duke dhuruar pajisje me vlerë mesatare prej 2.000 EUR, së bashku me trajnime biznesore dhe profesionale, si dhe monitorim dhe mbikqyrje, me qëllim të zhvillimit të tyre të qëndrueshëm.

Vlera e përgjithshme e projektit për fazën I dhe II në komunën e Mitrovicës është 121.054,88 EUR. Komuna e Mitrovicës është partner i projektit, ndërsa implemetimin e saj në terren do t’a bëjë Fondacioni Kosovë-Luksemburg, partner vendor i Organizatës Help.

Related Posts

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.