Nëpërmjet programit të rehabilitimit dhe socializimit dhe ofrimit të granteve në formë të pajisjeve Help ka mbështetur sektorin e grave në Qendrën Korrektuese në Lipjan me pajisje rrobaqepësie për qepjen e materialeve të ndryshme si dhe me material të nevojshëm për aktivitetet e tyre. Kjo mbështetje do të rezultojë në prodhimin e çantave për nevojat e lavanderisë si dhe për të përmbushur kërkesat e personave të mbajtur në këtë qendër me prodhime të ndryshme siç janë çantat apo veshje te ndryshme.