Help nënshkruan kontratat me 35 përfitues të granteve nga Fushë Kosova

Sot me daten 06.06.2019 u mbajt nënshkrimi i marrëveshjeve për grante – me 35 perfituesit nga Komuna e Fushë Kosovës.

Help – Hilfe zur Selbsthilfe ne kuader te projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020” i financuar nga Qeveria Gjermane dhe Komunat partnere dhe i cili zbatohet nga organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, të enjten me 6 Qershor 2019 në Komunën e Fushë Kosovës nënshkroi marrëveshjet me klientët e përzgjedhur në këtë Komunë.

Komuna: Fushë Kosovë
Lokacioni: Salla e Kuvendit Komunal të Komunës së Fushë Kosovës
Dita dhe data: E enjte, 6 Qershor 2019
Ora: 11:00

Prezent ishin: Drejtoresha e Help, Shqipe Breznica, Drejtori per Zhvillim Ekonomik Ekrem Berjani nga Komuna e Fushë Kosovës, përfaqësues të organizatës Help si dhe klientët e përzgjedhur për grante.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet në Kosovë me fokus kryesor fuqizimin ekonomik. Përderisa, qëllimi i veçantë është krijimi i vendeve të reja të punës përmes mbështetjes direkte me grante për biznese të vogla. Nëpërmjet këtij projekti, ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo rrisin bizneset e tyre. Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000.00 Euro në formë të pajisjeve, jo para të gatshme.

Related Posts

Leave A Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.