Sot, me datë 11.07.2019 Help nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës për mbështetjen e së paku 30 mikro bizneseve për vitin 2020.

Kryetari i Komunës, ztr. Ardian Gjini u shpreh i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshje me Help ku poashtu shprehu gatishmërinë në implementimin sa më të suksesshëm të projektit.

Drejtoresha e Help, Shqipe Breznica inkurajoi qytetarët që të përcjellin aktivitetet e Organizatës Help dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zhvilluar bizneset e tyre.

Pas kësaj marrëveshjeje do të pasojnë seancat informuese me qytetarët e Gjakovës në fillim të vitit 2020 ku të gjithë do të njoftohen rreth aplikimit.