40 vjet Help

40 vjet Help: Që nga viti 1981 jemi të përkushtuar ndaj njerëzve në nevojë në mënyrë të qëndrueshme dhe efikase.

4️⃣0️⃣💛
#helphilfezurselbsthilfe #40years #anniversary

Read More

Të kujtuarit e tërmetit në Shqipëri

Një vit pas…

Kujtojmë mëngjesin e hershëm të 26 Nëntorit 2019, ku Shqipëria u godit nga një tërmet i shkallës së magnitudit 6,4.
Dëme u shënuan kryesisht në qytetin e Durrësit dhe fshatin e Kodër-Thumanës, të cilat ndodhen afër epiqendrës së tërmetit.
Në total 51 njerëz mbetën të vdekur nga tërmeti dhe mbi 3,000 u lënduan.
Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet.
Me këtë rast Organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë u mobilizua për të siguruar ndihmë urgjente për të mbijetuarit e kësaj katastrofe natyrore.

Read More

Help vazhdon mbështetjen e Shtëpive të sigurta në Kosovë

Help Kosovo ka implementuar aktivitet të financuar nga Ambasada e Luksemburgut në Kosovë duke mbështetur Shtëpitë e Sigurta me pajisje për të kontribuar drejtpërdrejt në një nga kategoritë më të prekshme të shoqërisë.

Përfituesit nga ky projekt janë dhjetë shtëpi të sigurta (strehimore për gra dhe fëmijë) në Prishtinë (3), Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Novoberd dhe Mitrovica.

Read More

Ditari (Logbook) për mbajtjen e shënimeve në fermë për bujqit

Të nderuar fermerë,

Realizimi i këtij ditari të punës është mundësuar nga Organizata Help Kosovo duke shpresuar që ky libër/ditar t’u shërbejë fermerëve në mënyrë të dobishme. Organizata Help në Kosovë ofron ndihmë sociale dhe ekonomike për personat ndjeshëm ndaj varfërisë dhe dukurive negative shoqërore.
Pikësynim i përgjithshëm i projekteve që zbatohen nga Help është të mbështetet zhvillimi i qëndrueshëm dhe stabiliteti në zonat e caktuara, me përqëndrim në fuqizimin ekonomik të cilat mbështeten nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë Gjermane dhe që zbatohen nga Misioni i Help në Kosovë.

Mbajtja e regjistrave është një temë që pak fermerë kujdesen të diskutojnë ose të praktikojnë. Sidoqoftë, ajo po bëhet një detyrë kritike dhe shumë e rëndësishme në bujqësi. Përderisa bujqësia bëhet më e komercializuar, fermerët duhet të përpiqen të jenë të sigurtë në lidhje me performancën e fermave të tyre në çdo kohë të caktuar.

Kjo është e vështirë të arrihet nëse një fermer nuk mban një regjistër të transaksioneve financiare dhe aktiviteteve të tjera që ndodhin në fermë. Pavarsisht nga metodologjia e mbajtjës së shënimeve, sistemi më i mirë është ai në të cilin të gjitha shpenzimet dhe të ardhurat janë regjistruara në kohën dhe mënyren e saktë.

 

 

Read More

Trajnimet biznesore gjatë vitit 2020

Trajnimi i biznesit: Administrimi i biznesit në Kosovë

Administrimi i biznesit është kryer në internet (online) për klientët e zgjedhur të komunave në vijim: Prishtina 39 klientë të zgjedhur, Podujeva 37, Drenas 35, Skënderaj 22 dhe Gjakova 37 klientë të zgjedhur në total 170 klientë të zgjedhur. Programi i trajnimit është realizuar gjatë periudhës: 03.08.2020-28.08.2020.

Programi i trajnimit zgjati 2 (dy) ditë dhe përbëhej nga temat kryesore vijuese: Koncepti i Ndërmarrjes dhe praktikat më të mira, Modeli i Biznesit Canvas, Planifikimi Strategjik dhe Marketingu, Planifikimi Financiar dhe Sistemi i Taksave në Kosovë dhe Regjistri i Biznesit në Kosovë. Programi i trajnimit ka qenë shumë interaktiv, ndërsa trajnerët fillimisht kanë prezantuar konceptet dhe më pas kanë angazhuar pjesëmarrësit në aktivitete të lidhura ngushtë me konceptin e trajnimit. Prandaj, pjesëmarrësit fillimisht kanë filluar të kryejnë analiza të ndryshme të biznesit të tyre në varësi të nivelit të zhvillimit të biznesit të tyre. Pjesëmarrësve në trajnim u janë siguruar materiale të ndryshme trajnimi që janë dinamike dhe mund të zbatohen lehtësisht nga pjesëmarrësit në çdo kohë.

Read More

Vizitat konsultative tek fermerët e vitit 2020

Organizata Help Kosovo ka zbatuar vizitat konsultative tek klientët/përfituesit në lëminë e Bujqësisë, që kanë përfituar nga skemat e granteve të Help gjatë vitit 2020.
Qëllimi i këtyre vizitave është vlerësimi i nevojave dhe njohurive të fermerëve, duke krijuar një pasqyrë të situatës në terren dhe duke ofruar këshilla profesionale për mbarvajtjen e kulturave bujqësore.
Read More

Help ka filluar shpërndarjen e pajisjeve për përfituesit e vitit 2020

SOE 03 / 2020
Help ka filluar shpërndarjen e pajisjeve për përfituesit e vitit 2020 në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor 2019-2020” i cili implementohet në komunat: Prishtinë, Gjakovë dhe Skënderaj.
KOS31 2020
Help ka filluar shpërndarjen e pajisjeve për përfituesit e vitit 2020 në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Kosovë” i cili implementohet në komunat: Podujevë dhe Drenas, projekti zbatohet në partneritet me komunat.

SOE 03 / 2020
Help began the distribution of equipment for the clients of 2020 in the framework of the project “Support to Socio-Economic Stability in the Western Balkans 2019-2020” which is implemented in the municipalities of Prishtina, Gjakova and Skenderaj. 
KOS31 2020
Help began the distribution of equipment for the clients of 2020 in the framework of the project “Support to Socio-Economic Stability in Kosovo” which is implemented in the municipalities of Podujeva and Drenas, the project is implemented in partnership with municipalities.
 
Read More

170 mikro biznese përkrahen nga Help dhe komunat partnere gjatë 2020

170 mikro biznese janë përzgjedhur nga Help Kosovo në kuadër të projekteve të zbatuara gjatë vitit 2020 në Kosovë në 5 komunat e përfshira në projekt (Prishtinë, Gjakovë, Podujevë, Drenas dhe Skënderaj).
Pas nënshkrimit të kontratave me përfituesit e granteve Help do të filloi procesin e blerjes dhe shpërndarjes së pajisjeve të kërkuara.
Poashtu në kuadër të projektit përfshihet edhe aftësimi në të bërit biznes në Kosovë i cili do të ndikojë në zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim më të mirë.
Sektori i bujqësisë ka një përqindje më të madhe të përfituesve dhe më pas vijon sektori i metal punuesve, zdrukthëtarëve, rrobaqepësisë, shkencat kompjuterike, gastronomia, sallonet e bukurisë, sektori i mjeksisë, riciklimit etj.
Aktualisht nuk ka ndonje thirrje tjetër për të aplikuar për grant, dhe për informata shtesë mund të percillet faqja zyrtare e Help www.help-kosovo.org.

Read More