Help Kosovo organizon takime informuese me qytetarët në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”, të drejtë aplikimi kanë qytetarët nga komunat partnere (Klinë – 30 grante, Malishevë – 25, Rahovec – 25, Skënderaj – 20, Dragash – 20, Kamenicë – 20 dhe Shtime – 20).
Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane dhe komunat partnere ndërsa zbatohet nga organizata Help Kosovo.
 
Informacione rreth takimeve informuese:
15/09/2021 Komuna: Skënderaj, Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00
16/09/2021 Komuna: Rahovec, Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00 & 11:00
17/09/2021 Komuna: Dragash, Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00
20/09/2021 Komuna: Kamenicë, Salla e Kuvendit Komunal ora 10:00
21/09/2021Komuna: Klinë, Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00
22/09/2021 Komuna: Shtime, Shtëpia e Kulturës , ora 10:00
23.09.2021 Komuna: Malishevë, Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00
 
Format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunën tuaj apo të shkarkohen nëpërmjet ueb faqes në linkun: www.help-kosovo.org.
 
Qëllimi është krijimi i mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, përfshirë masat e rimëkëmbjes nga Covid-19 në mënyrë që të mundësojë përfshirjen e tyre dhe prosperitetin shoqëror.
Fokusi i aktiviteteve është në krijimin e vendeve të punës përmes krijimit të bizneseve të reja dhe ofrimit të mbështetjes për ato ekzistuese të prekura nga COVID-19.
Përkrahja do t’u ofrohet grupeve të cënueshme shoqërore përfshirë këtu gratë, të rinjt, anëtarët e komuniteteve jo-shumicë, personave me aftësi të kufizuara etj.
Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000.00 Euro në formë te pajisjeve, jo para të gatshme.
 
Të gjitha seancat informuese do të mbahen duke respektuar masat e përcaktuara nga IKSHPK.
 
Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen Brenda afatit të caktuar.
– Me postë në adresën: Help Kosove, Fahu postar Nr. 23; 10.000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
– Ose përmes adresës elektronike apply@help-kosovo.org
– Dhe përmes web faqes http://apply.help-kosovo.org/
 
Data e fundit për aplikim është 31 Tetor 2021, ora 16:00, aplikimi fillon zyrëtarisht pas mbajtjes së takimeve informuese.