170 mikro biznese janë përzgjedhur nga Help Kosovo në kuadër të projekteve të zbatuara gjatë vitit 2020 në Kosovë në 5 komunat e përfshira në projekt (Prishtinë, Gjakovë, Podujevë, Drenas dhe Skënderaj).
Pas nënshkrimit të kontratave me përfituesit e granteve Help do të filloi procesin e blerjes dhe shpërndarjes së pajisjeve të kërkuara.
Poashtu në kuadër të projektit përfshihet edhe aftësimi në të bërit biznes në Kosovë i cili do të ndikojë në zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim më të mirë.
Sektori i bujqësisë ka një përqindje më të madhe të përfituesve dhe më pas vijon sektori i metal punuesve, zdrukthëtarëve, rrobaqepësisë, shkencat kompjuterike, gastronomia, sallonet e bukurisë, sektori i mjeksisë, riciklimit etj.
Aktualisht nuk ka ndonje thirrje tjetër për të aplikuar për grant, dhe për informata shtesë mund të percillet faqja zyrtare e Help www.help-kosovo.org.