​Ferizaj: 40 grante gjermane për fuqizim të bizneseve të vogla

Organizata gjermane “Help-Hilfe zur Selbsthilfe” dhe komuna e Ferizajt kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e përkrahjes së bizneseve të vogla, nga e cila komuna do të përfitojë investime në vlerë prej 121 mijë eurove, shumë kjo që do t’u jepet në formë të granteve 40 bizneseve në synimet e tyre për të filluar ose zhvilluar biznesin.

Me këtë rast, kordinatorja e organizatës gjermane Shqipe Breznica, tha se projekti “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të mikro-bizneseve në Kosovës”, do të realizohet gjatë përidhës maj 2015 deri në dhjetor të vitit 2016 në 10 komuna të Republikës së Kosovës. Në komunat përfituese do të ndihmohen 430 mikro-biznese me pajisjet e nevojshme për drejtimin e veprimtarive të tyre.

Këtë projekt e ka vlerësuar si të rëndësishëm për komunën edhe drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Enver Haliti, duke vënë në dukje se përmes tij do të përkrahen iniciativat e lira të qytetarëve të cilat do të gjenerojnë edhe vende të reja pune.

Ndryshe, u bë e ditur se përfituesit duhet t’i aktivizojnë menjëherë pajisjet që i përfitojnë sepse në të kundërtën ato do të merren prapë nëse nuk përdoren për qëllimin për të cilin janë dhënë.

Kosovapress

Related Posts

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.